Albin Kurti ka takuar presidenten
Albin Kurti
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka konfirmuar takimin që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në këtë takim, siç tha Kurti, është biseduar për rrethanat në Kosovë e posaçërisht për protestën e paralajmëruar të Vetëvendosjes.

Kurti i ka thënë Jahjagës se VV nuk e ka ndërmend ta ndal protestën, pasi “mocioni i djeshëm i Kuvendit të Kosovës është antikushtetues”. Ndërsa, ka potencuar se Presidentja e vendit nuk ka kërkuar nga ai që protesta të ndalet.

Ndërkohë, Kurti ka konfirmuar edhe një vizitë që ka bërë para dy ditësh në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, këtë vizitë e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme. Me këtë rast, potencon ai, nuk është takuar me Thaçin, por me këshilltarin e tij, Abelard Tahiri.

Këto komente Kurti i bëri në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ku u shpreh se" Vetëvendosje" është vendosur për protestën e 22 janarit, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen.
Shtuar më 21/01/2012, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori