Albin Kurti jep dy shpjegime për vrasjen e Ivanoviçit në mediat boshnjake
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve nga Bosnja 'Patria', ka folur për ndikimin e Serbisë në Kosovë, duke deklaruar se politika e shtetit serb nuk po e lejon Kosovën në lëvizjen përpara qëllimeve të tyre për integrim.

Kurti në këtë intervistë shtoi se subjekti që udhëheq ai, është për dialog, një dialog me serbët e Kosovës, dhe për problemet e brendshme të këtyre të fundit, duke përfshirë papunësinë dhe problemet e tjera të përditshme.

“Ne jemi pro dialogut, një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës, për problemet e që na preokupojnë çdo ditë, si papunësia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për problemet tjera të përditshme që shqetësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, të çdo nacionaliteti.” tha Kurti.

Kurti, foli edhe për vrasjen e Ivanoviqit, ku tha se dy gjëra qëndrojnë në këtë krim, çështja se kush e urdhëroi vrasjen e Ivanoviq, i cili punoi për negociata dhe paqe në Kosovë, si dhe ku janë marrëveshjet e arritura mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës pas vrasjes së Ivanoviqit sot ?

“Ekzistojnë dy shpjegime: Njëri që Serbia dëshiron të tregojë se është prezente në Veri të Kosovës, dhe në këtë mënyrë ta bëjë të qartë se kjo pjesë nuk do të jetë kurrë Kosovë, si dhe se shteti mban Serbinë me organet e veta të sigurisë, duke marrë parasysh profesionalizimin e kryerjes së këtij krimi.

Si dhe shpjegimi i dytë është se Ivanoviçi ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës, shumë shqiptarë e njohën atë gjatë gjykimit si anëtarë të formacioneve të ndryshme paraushtarake, fakti që ai në të ardhmen do të mund të ishte dëshmitar i mundshëm për ato krime, mund të jetë një shkak që ata e kanë eliminuar atë”, deklaroi Kurti

Ai tha që vrasja e Ivanoviçit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve sepse sipas tij të gjithë janë të bindur që shqiptarët nuk kanë të bëjnë aspak me këtë vrasje.


Shtuar më 05/02/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori