Albin Kurti: Jemi të paaftë për t’u bashkuar me Shqipërinë
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për idenë e bashkimit kombëtar me Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se bashkimi mes dy shteteve është çështje komplekse.

“Kosova ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti.

“Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar”, ka vlerësuar kryetari i VV’së.

“Kjo s’varet vetëm prej nesh, varet edhe prej Shqipërisë”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se si parti e konsiderojnë “primare mbijetesën e shtetit të Kosovës”.
Shtuar më 16/09/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori