Albin Kurti ishte në zyrat e qeverisë
Albin Kurti ka hyrë së fundi në ndërtesën e qeverisë që e udhëheq Hashim Thaçi . Lideri i Vetëvendosjes e ka shpjeguar në konferencën e sotme informacionin se ka shkelur në zyret e qeverisë.

Kurti ka thënë se ishte atje në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme, dhe ka takuar mes tjerash këshilltarin e kryeministrit, Abelard Tahiri si edhe një këshilltar të Presidentes Jahjaga, raporton indeksonline.

Kurti ka thënë se ishte në ndërtesën qeveritare për të dërguar disa dokumente konfidenciale. Kryeministi Thaçi e ftoi Kurtin dhe partinë e tij që të shkonin në zyrën e tij për dialog.
Shtuar më 21/01/2012, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori