Albin Kurti i shkon në zyre Vjosa Osmanit
Kryeministri Albin Kurti ndodhet në takim me Kryeparlamentaren Vjosa Osmani, në zyrën e kësaj të fundit, në Kuvend.

Pak minuta pasi LDK-ja ka përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar, në të cilën mori pjesë edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kjo e fundit në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës e ka pritur në takim Kryeministrin Albin Kurti.

Takimi Osmani-Kurti po vazhdon.

Paraprakisht, Osmani në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së saj, ka kundërshtuar mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Iniciativa e LDK-së për rrëzimin e qeverisë së krijuar vetëm pak javë më parë, pas krijimit të koalicionit pas zgjedhor VV-LDK, ka nisur dje, pasi Kryeministri Albin Kurti shkarkoi nga detyra, siç konsideron LDK-ja e Isa Mustafës, në mënyrë arbitrare, Ministrin e Brendshëm Agim Veliu.
Shtuar më 19/03/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori