Albin Kurti godet LDK-në: Po më kërkohet një pëlqim blanko, më kanë kërkuar presidentin por nuk më kanë treguar kush është ai
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se po i kërkohet nga LDK’ja që të mbështesë kërkesën e tyre për postin e presidentit pa e ditur se kush do të jetë ai. “Po më kërkohet një pëlqim blanko. Më kanë kërkuar postin por nuk më kanë treguar kush është ai”, ka thënë Kurti.

“Asnjë nga tre anëtarë e kryesisë së LDK’së nuk e kanë pranuar se duan të bëhen president”, ka shtuar ai në RTK.

“Është një President fantom në tentativë që nuk po e dimë kush është. Presidenti është personalitet. Unë nuk mund të them që kam emra edhe për karrige të zbrazëta që po na presin e lëre më për një karrige që është e nxënë”

LDK dhe VV janë në fazën e fundit të lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës. Grupet punuese të të dy subjekteve kanë krijuar nëj program të përbashkët qeverisës dhe tani ka mbetur vetëm ndarja e posteve në qeveri.

Kryetarët e dy subjekteve janë marrë vesh që të takohen gjatë ditëve në vijim për të lidhur një marrëveshje para konstituimit të Kuvendit. Presidenti i vendit e ka caktuar dtën 24 dhjetor për mbledhjen e parë të legjislaturës së re.
Shtuar më 12/12/2019, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori