Albin Kurti-gazetës serbe: Kosova nuk është zemra e Serbisë, njiheni
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur se Serbia së pari duhet ta njohë Kosovën, me qëllim që më pas të vijë pajtimi.

Kurti i ka thënë gazetës serbe "NIN" se dialogu nuk duhet të jetë i mbyllur, por i hapur dhe demokratik dhe se në qendër të vëmendjes duhet të jenë qytetarët serbë të Kosovës, të cilët do të respektohen.

"Kur Serbia ta njohë Kosovën, të jetë e gatshme të përballet me të shkuarën kriminale të saj, atëherë do të vij edhe pajtimi. Kosova nuk është zemra e Serbisë, por është realiteti, që Serbia nuk po ta ta lëshojë", ka thënë Kurti.

Albin Kurti në fund ka shtuar se është kundër bisedimeve pa kushte me Serbinë. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori