Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Albin Kurti entuziast: Fillim i ri për Kosovën
Pëlqej
Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes mes koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendopsje, ka folur kreu i VV-së, Albin Kurti.

Në përgjigjet që iu ka dhënë gazetarëve, Kurti ka qenë entuziast dhe ka thënë ndër të tjera se pas marrëveshjes nis një epokë e re për Kosovën.

"Ajo që kemi bërë sot, me rastin e tremujorit të fillimit të bisedimeve tona, është që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me koalicionin LAN jemi marrë vesh që Kosovën ta hedhim në binaret e drejtësisë, zhvillimit, barazisë, të luftimit të krimit dhe korrupsionit, ndërkaq formimi i Qeverisë dhe pjesëmarrja në qeveri do të jetë një marrëveshje e ardhshme. Theksi i kësaj marrëveshjes është zhvillimi ekonomik, qeverisja parimore, reformat institucionale, mirëqenia sociale, dhe natyrisht që në këtë marrëveshje ne kemi përfshirë edhe çështjet e dialogut ku ne së pari e kemi përmendur dialogun me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, për anëtarësimin e Kosovës në BE, me institucionet e BE-së, pastaj e kemi gjithsesi dialogun me serbët e Kosovës për integrimin e tyre në shoqëri dhe gjithashtu kemi edhe dialogun në përgjithësi, i cili gjithsesi do të jetë parimor sikurse qeverisja e ardhshme", ka vlerësuar Kurti.

Kuri u shpreh më tej se Kosova është në fillimet e reja, ku qytetari do të jetë një peshë tjetër dhe politika nuk do të jetë më "regjim", por me njerëzit./albeu.com/

Shtuar më 10/09/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori