Albin Kurti do ta drejtoje dialogun Kosovë - Serbi?
Pëlqej
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mund të jetë personi që mund të udhëheq dialogun me Serbinë.

Mësohet se kjo marreveshje është arritur mes partive opozitare LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosjes.

"Blloku dhe Haradinaj që është i nominuar për kryeministër ia kanë dhënë Albin Kurtit mundësinë të drejtojë dialogun Kosovë - Serbi", ka thënë një burim i Express.

Po sipas medias në fjalë, një informacion i tillë, që Kurti mund të udhëheq dialogun me Serbinë ka shkaktuar edhe reagimin e shumë ambasadave perëndimore në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori