Albin Kurti del nga spitali
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për dy ditë.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e QKUK-së.

"Zyra për Informim në QKUK njofton se gjendja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është stabile. Konsiliumi i mjekëve në Klinikën Infektive ka vendosur ta lirojë Kurtin për në shtëpi”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.


Shtuar më 28/02/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori