Alban Krasniqi po vazhdon vizitat në komunën Malishevës
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi ditën e djeshme vizitoi zyrat e HANDIKOS-it në Malishevë, Qendrën e Banimit social, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përfaqësuesit e Lagjes Mirdita në Malishevë dhe Lagjen Pallanka.

Në takimin me Drejtorin e QKMF Besim Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij u vizitua objekti dhe u njoftua për shërbimet që kryen kjo qendër. Në ketë takim u diskutua për punën dhe aktivitetin e kësaj Qendre dhe u informua kandidati për sfidat në shëndetësinë e komunës së Malishevës. Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje vlerësuan punën e stafit të kësaj qendre, por poashtu shprehën shqetësimet e tyre për shërbimet e pamjaftueshme për qytetarët e Malishevës.

Në takim u fol edhe për planin e VV-së për shëndetësi dhe faktin që në mesin e prioriteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është shëndetësia. Një pjesë të madhe të diskutimit zuri edhe problemi me ethet hemorragjike dhe mobilizimin shoqëror për ketë problem të madh që ka komuna jonë, problem ky që ka marr jetën e 19 qytetarëve të Malishevës. Kandidati i Lëvizjes VV-së Alban Krasniqi u zotua se në qeverisjen e VV-së nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi dhe do të shpërblehet puna dhe profesionalizmi.

Në Qendrën HANDIKOS, kandidati Alban Krasniqi u prit nga drejtoresha e Qendrës Feride Hoxha dhe bashkë diskutuan për nevojat e qendrës, rolin e saj dhe mbështetjen që do të ofrojë Lëvizja VETEVËNDOSJE! për personat me nevoja të veçanta.

Në takim me qytetarët e lagjes Mirdita u diskutua për gjendjen me kanalizimin e papërfunduar, mbeturinat dhe mungesën e kontejnerëve, ndriçimin publik, papunësinë dhe sigurinë.

Në takim me qytetarët e lagjes Pallanka u fol për planet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për bujqësi dhe u vizitua një familje që merret me blegtori. Qytetarët u ankuan lidhur me harresën që e ka pushteti përballë fshatit dhe ekonomive familjare të tyre, si dhe kërkuan nga kandidati i VETËVENDOSJE!-s që pas 3 nëntorit si Kryetar i Komunës të ketë vëmendjen te prodhuesi vendor dhe punësimi.
Takimet ishin të karakterit informues por edhe të shpalosjes së pjesëve nga alternativa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjidhjen e problemeve. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori