Alarmuese/ Pezullohen operacionet në QKUK pas vdekjeve të fundit
Pëlqej
Për shkak të vdekjes së 4 pacientëve në klinikat e QKUK-së, kjo e fundit ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha operacioneve të planifikuara.

Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se ndërhyrjet kirurgjikale janë ndërprerë për shkak të vdekjespacientëve në klinikën e Urologjisë, Kirurgjisë dhe Neurokirurgjisë.

Për momentin në QKUK janë duke vazhduar vetëm operacionet emergjente.
Zyra për media e SHSKUK-së nuk ka pranuar të flasë asgjë në lidhje me këtë rast, derisa të marrë raportin final të komisioneve që po hetojnë shkaqet e vdekjeve.
Mediat raportuan se shkak i vdekjeve të katër pacientëve ka qenë një defekt në sistemin e gazit.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja e pezullimit të operacioneve.
Shtuar më 13/09/2017, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori