Alarmon policia, Kosova po përfshihet nga zjarret
24 orëshi i fundit ka qenë alarmues për Kosovën për shkak të numrit të madh të zjarreve. Kjo ka detyruar edhe policinë që të bëjë apel publik që të moas vihen zjarre ndërsa ka treguar shumë raste të zjarrvënies që ndodhën ditën e fundit, shkruan albeu.com.

"Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm." njofton policia.

Kurse këto janë rastet e zjarrvënies të ndodhura 24 orët e fundit sipas policisë:

ZJARRVËNIE

Fushë Kosovë 10.03.2019">2019 – 12:08. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë trualli me disa pjesë pjesë mjetesh. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Lipjan 10.03.2019">2019 – 16:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se si pasojë e zjarrit është djegur objekti i tij me pajisje të teknikës së bardhë (e vjetër). Sipas ankuesit zjarri është shkaktuar nga një punëtor i tij i cili i ka djegur disa mbeturina afër objektit.

ZJARRVËNIE

Suharekë 10.03.2019">2019 – 11:12. Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për shkak të dyshimit se ia kishte vënë zjarrin disa barishteve dhe më pastaj zjarri i kishte dalë nga kontrolli duke u djegur një sipërfaqe me bari të thatë. I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

INCIDENT ZJARRI

Suharekë 10.03.2019">2019 – 08:20. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke e shuar zjarri.

Suharekë 10.03.2019">2019 – 11:55. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e barishteve dhe sipërfaqe pylli. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku zjarrfikësit dhe disa qytetarë kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

ZJARRVËNIE

Gjakovë 10.03.2019">2019 – 17:20. Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 hektarë mal pronë e ankuesit. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen. Nuk raportohet për të lënduar.

ZJARRVËNIE

Skenderaj 10.03.2019">2019 – 13:25. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur ia kanë vënë zjarrin disa mbeturinave me ç’rast zjarri ka përfshirë dy kontejnerë me pajisje elektrike dhe mjete pune, pronë e një kompanie private. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë vlerë e konsiderueshme nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Shtuar më 11/03/2019, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori