Alarmohet xhandarmëria serbe?
Pëlqej
Banorët e Karaqevës në kufi me Serbinë kanë paralajmëruar se sot do të zhvillojnë një protestë lidhur me padrejtësitë që po kryen xhandarmëris serbe.

Protesta do të zhvillohet sot në orën 14.00, si kundërpërgjigje ndaj ngjarjes së rëndë të disa kohëve më parë, kur dy shqiptarë u vranë dhe një pjesëtar i xhandarmërisë së Serbisë gjithashtu, vetëm pse shqiptarët kishin shkuar për të prerë dru në pyje.

Organizatori i këtyre protestave, Selver Lenjani i ka thënë rajonipress-it se protesta që do të zhvillojnë ka nisur të alarmojë xhandarmërinë e Serbisë.

Sipas tij, që kur është lajmëruar protesta, Serbia ka shtuar forcat në kufi me Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori