Alarmohet Serbia nga “Ushtria e Sanxhakut” në Facebook
Pëlqej
Disa persona kanë hapur një faqe në Facebook, me titullin “Ushtria e Sanxhakut”.

Prokurori serb, Branko Stamenkoviç është shprehur se lidhur me hapjen e kësaj faqeje kanë nisur hetimet.

“Ka disa të dhëna sipas së cilave prokuroria mund të merret me këtë çështje. Pasi të mbledhim informacion, do t’ia përcjellim atë publikut,” tha Stamenkovic në TV B92 të mërkurën, transmeton BIRN.

Në fakt, në rrjete sociale, sidomos në Facebook, ekzistojnë shumë faqe me emrin “ushtria e Sanxhakut”.

Por, nuk është vetëm kjo arsyeja se përse Prokuroria e Serbisë ka nisur hetime.

Shteti serb po trembet shumë nga ndonjë ide për të formuar një shtet të pavarur të Sanxhakut, duke e ditur se në këtë rajon banojnë kryesisht shtetas me etni boshnjake.

Tensionet u rritën, pas një parade që mbajtën 30 djem të rinj të veshur me bluza dhe pantallona të gjelbra, që shoqëronin myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorlic, teksa përkujtonin 70 vjetorin e vrasjeve masive të boshnjakëve nga regjimi komunist. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori