“Jam nipi i…”, Drejtori i Doganës Fier që kërcënoi me jetë qytetarin, pezullohet nga puna

“Ora investigim” ka publikuar me zë dhe figurë kërcënimet që drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji, i ka bërë shtetasit Algert Belulaj.

Ky i fundit ka deklaruar se konfliktet me drejtorin e Doganës filluan pasi mësoi se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore.

Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thënë ke gjë me atë? Kam pasur më the.

Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi, që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i ***** o idiot. E di kush është ******?

Algert Belulaj: Jo

Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i  motrës së tij, Hakmarrja ***** dhe ata persona të zhdukin.

Por kërcënimet nga titullari i institucionit nuk u mbyllën me kaq. Belulaj ka deklaruar se kreu i Doganës Fier e ka dhunuar, duke e qëlluar me pjesën e pasme të armës.

Algert Belulaj: Kam dashur të pij kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me  një shok. Kma marrë në telefon ish-bashkëshorten. Ajo nuk mu përgjigj. Më mori Arlindi më tha të pijmë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish gruaja ime.

Pas denoncimit të këtij rasti nga “Ora investigim” ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duke pezulluar nga detyra Arlind Lagjin.

Në informacionin e dhënë për Tv Ora  na bëhet me dije se kjo drejtori  ka vendosur pezullimin e nënpunësit civil Arlind Lagji deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe marrjen e një vendimi përfundimtar./oranews