Alarmante, nga 50 aksidente, 53 persona kanë vdekur
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në periudhën janar-qershor të këtij viti kanë ndoodhur 50 aksidente trafiku ku 53 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve rrugore ku si pasojë kanë vdekur qinda persona që paraqesin shifra alarmante dhe shumë shqetësues është fakti se shumica e viktimave janë këmbësorë.

"Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasiqë nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes", njofton Instituti Kombëtar.

Sipas institutit, te autorët e aksidenteve vërehet mungesë e zbatimit të rregullave të qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve, mosdhënien e përparësive gjatë ecjes me makinë. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori