Alarmante, 18 000 persona u prekën nga gripi për dy muaj në Kosovë
Mbi 18 mijë raste të dyshimta me grip janë paraqitur për më pak se në katër muajt e fundit në institucionet shëndetësore të vendit. Nga gripi dy kosovarë kanë ndërruar jetë, përderisa edhe dy të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Dy persona të prekur me grip gjatë këtij viti kanë vdekur në Kosovë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHP) përmes një njoftimi ditë më parë ka bërë të ditur se që nga data 1 tetor 2018 deri më datën 22 janar të vitit 2019 në këtë institut janë raportuar gjithsej 18 mijë e 736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione respiratore akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratore akute, shkruan Gazeta "Zëri".

Sipas IKSHPK-së, vetëm në javën e dytë të këtij muaji janë raportuar 1 mijë e 617 raste të dyshuara me grip.
Shtuar më 26/01/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori