Plagosja e Ardian Çapjas, RENEA “blindon” Elbasanin (FOTO LAJM)

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur Ardjan Çapja.

Sipas policisë, ai u drejtua në orën 09:37 në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Drejtë vendngjarjes janë nisur forcat RENEA, ndërsa Çapja është nisur drejtë Tiranës për mekim të specializuar.

Sipas policisë, ai është plagosur me armë zjarri teksa familjarët deklarojnë se ai ka marrë lëndime pasi u rrëzua në shtëpi.

Njoftimi i plotë

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.06.2020 09:04