Akuzohet se vrau burrin - rrezikon të dënohet përjetë
Pëlqej
Synavere Huskaj akuzohet se ka vrarë bashkëshortin e saj.

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar kundër të pandehurës.

Huskaj akuzohet se më 16 shtator 2013-të në banesën e tyre në Deçan ka vrarë burrin e saj, që ka qenë në gjumë.

Pretendimi i prokurorisë është se ajo ka vrarë bashkëshortin me armë.

Në rast se akuza vërtetohet, Synavere Huskaj rrezikon dënim prej 10 vitesh deri në përgim të përjetshëm. /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori