Akuzohet për vrasjen e kushëririt, arrestohet 24-vjeçari Azem Boka
Është arrestuar Azem Hamëz Bokaj i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, 19-vjeçarit Flamur Boka dhe plagosjen e dy personave të tjerë, në fillimtë këtij viti, tek Varrezat e Dëshmorëve në Carralevë.

24-vjeçari Boka është arrestuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Shqipërisë, në Vërmicë të Prizrenit, ku po tentonte të hynte në këmbë nga Shqipëria.

Drejtori i Policisë për Prizrenin, nënkoloneli Nexhmi Krasniqi, konfirmuar arrestimin e Bokajt, ndërsa ka thënë për "Zërin" se Bokaj tashmë i është dorëzuar organeve të drejtësisë dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.

Ai tha pas kryerjes së rastit, Bokaj ishte arratisur në Shqipëri, ndërsa kishte provuar të kthehej në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori