Presidenti serb Aleksandër
Vuçiq do të zhvillojë një vizitë private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), së bashku me vajzën e tij. Shërbimi diplomatik i Serbisë në SHBA nuk ka asnjë lidhje me këtë vizitë, shkruajnë mediat serbe duke cituar burime diplomatike të Zërit të Amerikës.
Vuçiq e kishte pranuar se do të udhëtojë për në SHBA në një përgjigje në rrjetin social Tëitter për liderin e opozitës, Vuk
Jeremiq.
Jeremiq pasi i kërkoi falje Vuçiqit që i “zbuloi” vizitën, e pyeti pse nuk kërkoi mbrojtjen që i takon sipas protokollit.
Ai kishte deklaruar se
Vuçiq po zhvillon “bisedime të fshehura me Kosovën”, dhe pastaj për këtë
Vuçiq udhëtoi fshehurazi për në SHBA. “
Vuçiq kishte një darkë
sekrete me Hashim Thaçin në Paris të martën e kaluar, dhe të dielën
udhëtoi në mënyrë
sekrete për në Neë York, gjë për të cilën publiku në Serbi nuk është njoftuar.
Ai po ashtu po zhvillon negociata me Ramush Haradinajn përmes një ndërmjetësuesi të afërt në rrethin e tij”, tha
Jeremiq. E përditshmja e Beogradit, Blic ka raportuar se jo zyrtarisht ka mësuar se
Vuçiq nuk
udhëtoi për arsye private për në SHBA, mirëpo atje do të takohet me sekretarin gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres. Tutje në artikull thuhet se
Vuçiq ka kërkuar ndihmë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.
Shtuar më 20/03/2018,
ora 14:05