Akuzohet për krime lufte, pesë avokatë marrin në mbrojtje Thaçin
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mbrohet nga pesë avokatë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas një dokumenti të bërë publik në faqen zyrtare të Speciat nga pesë avokatë: Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare.
Shtuar më 02/12/2020, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori