Akuzohen për vrasje, Meta del në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit
Presidenti i vendit Ilir Meta, i ka dalë në mbrojtje homologut Thaçi dhe Kadri Veselit lidhur me aktakuzat për vrasje.

Meta sprehet se edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

Reagimi i plotë
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri. 🇦🇱❤️🇽🇰
Shtuar më 24/06/2020, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori