Akuzat për krime lufte, Thaçi merret sërish në pyetje sot në Hagë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe ditën e sotme do të merret në pyetje nga zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Thaçi prej tri ditësh është intervistuar nga 6 orë, ndërsa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Shtuar më 16/07/2020, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori