Deklarata e fortë e mjekut: Në fund të shtatorit të kemi 270-300 vdekje nga COVID-19

Mjeku Laidon Shapo deklaron se me llogaritë e tij deri në shtator pritet që të ketë diku te 270-350 vdekje nga Covid-19.

Ai e bëri deklaratën këtë mbrëmje, në “Tempora” në RTV Ora.

Sipas tij, gjërat mund të përshkallëzohen në të ardhmen me ritmet që po ecim në raport me pandeminë.

“Me të dhënat e momentit, me këto ritme, 2-3 vdekje në ditë, llogaris që të kemi në fund të shtatorit diku te 270-350 vdekje minimalisht, nuk është çudi që gjërat të përshkallëzohen.

Teste nuk kemi, nuk kemi as popullatën që nuk vendos maska, por t’i shikon se edhe në mbledhje qeveritare nuk vendosen maska”, tha Shapo.


Shtuar 7.07.2020 21:48