Ish-ministri për Evropë në qeverinë e Londrës, Dennis MacShane e ka mbrojtur fuqishëm në Prishtinë, kryeministrin Hashim Thaçi nga
akuzat e Dick Martyt. Ai ka thënë se fakti që pas pensionimit
Marty shkoi në Beograd
flet shumëçka për të.
MacShane ka pohuar se asgjë nga ajo që shkruan
Marty në raportin e tij nuk është e vërtetë. Diplomati britanik ka thënë se duhet bërë më shumë presion ndaj Serbisë që të mos financojë strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës. Sipas tij, Tadiq
ndryshe flet në Beograd e
ndryshe në Bruksel.
Shtuar më 01/11/2011,
ora 17:34