Akuzat e Kurtit per Ujësjellësin, Prokuroria nis hetimet
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për keqpërdorime financiare në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, një ditë pasi që për to ka folur në konferencë për media kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se janë autorizuar Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore lidhur me rastin e raportuar nga mediat, ku kryeministri në detyrë ka folur për këto keqpërdorime.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”, sipas cilit shkrim Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Ministrja Rozeta Hajdari, ndërkaq ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018”, thuhet në njoftim.
Shtuar më 08/04/2020, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori