Akuza e rëndë: Policia i ndalon gratë për t'i marrë numrin e telefonit jo për gjoba
Gazetarja dhe aktivistja, Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se efektivët po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’ua marrë numrat e telefonit.

Ppërmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.


Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet të reagojë menjëherë.

“Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.

Shtuar më 24/11/2020, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori