Aktori shqiptar Bekim Fehmiu, inspirim në Beograd
Pëlqej
Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd ka disa ditë që është hapur festivali i titulluar "Mirëdita. Dobar dan".

Ajo që bie në sy është se aktori shqiptar, i cili bëri karrierë në ish-Jugosllavi dhe në filma të huaj, Bekim Fehmiu është akoma një inspirim për aktorët e rinj në Serbi, transmetopn Portalb.

Po në këto ditë në këtë festival e prezantoi talentin e saj në të kënduar edhe këngëtarja Rona Nishliu.

Festivali kishte për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore, kulturore dhe politike si dhe vendosjes së paqes së përjetshme mes Serbisë dhe Kosovës” u shprehën për “Blic”, organizatorët e festivalit.

Festivali, që kishte për synim bashkimin e kulturës mes dy vendeve, mes Kosovës dhe Serbisë, u mbyll mbrëmë. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori