Aktori serb: Serbia ta njohë Kosovën
Pëlqej
Aktori, njëkohësisht edhe regjisor, Cedomir Petroviç ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Sipas tij, është koha që Beogradi "ta lëshojë Kosovën" dhe të "vrapojë drejt BE-së".

Petroviç ka vlerësuar se Serbia duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe për këtë kusht është Kosova.

"Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe sovranitetin. Të mos kundërshtohet marrja e karriges së Kosovës në OKB. Të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovës dhe të shkëmbehen ambasadorët me Kosovën” shkruan ai per E-Novine.

Aktori shkruan më tej në shkrimin e tij autorial se "Serbia numëron shtetet që e kanë njohur ose jo pavarësinë e Kosovës".

Kjo, sipas tij,është tejet e dëmshme, pasi "kur një mik i Serbisë e njeh Kosovën, Beogradi shkatërron marrëdhëniet me të".

Aktori argumenton se që Serbia të zhvillohet dhe të shkojë drejt rrugës së duhur demokratike duhet ta njohë pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori