Alketa Vejsiu, një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri u komentua gjërë për prezantimin e festivalit të RTSH.
Muaj pas festivalit, Alketa Vejsiu është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë që ta drejtonte vetëm festivalin e 58 të RTSH-së.
E ftuar në “Provokacija”, Vejsiu tha se ajo u ka bërë thirrje mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, por ata e kanë lënë vetëm.
“Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazheve të njohur në Shqipëri, që po të them emra, tani do të shpërthejë ndonjë polemikë.
Asnjë prej tyre nuk erdhi, dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin ‘le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm, t’ja dalë mbanë”, tha Vejsiu.