Aktivistë të partive të tjera kalojnë tek PDK
Disa aktivistë të partive tjera i janë bashkuar Partisë Demokratike, dega Podujevë. Sipas kësaj partie në këtë qytet kanë kaluar Behram Behluli, Këshilltar komunal nga radhët e PSD’së, Edon Maloku anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në Podujevë si dhe aktivistë të tjerë. Në mesin e tyre edhe njëzetë anëtar të LDK’së kanë kaluar në radhët e PDK’së.

Udhëheqësi aktual i PDK’së në Podujevë, Naim Fetahu ka deklaruar se partia e tij pas përfundimit të zgjedhjeve do të del edhe më e fortë.

“Është e sigurt se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve partiake, PDK-ja do të jetë më e bashkuar, më e fuqishme dhe alternativë e shpresës për të ndryshuar gjendjen e keqe në Komunën tonë”, ka thënë Fetahu, në një konferencë për media. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori