Në 27
shkurt pritet të shpallet
aktgjykimi për cështjen gjyqësore ndaj kryetarit të Komunës së
Prizrenit,
Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyre.
Sipas Koha Ditore, kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së
Prizrenit në seancat e mbajtura gjatë javës së kaluar, në dy raste ka përmendur 27 shkurtin si datë të mundshme për shpalljen e aktgjykimit. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014,
ora 10:35