EMRI/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë kompozitori i mirënjohur, Nikollaq Bulo.

Bulo është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ai ka qenë një ndër personalitetet më të shquara në fushën e artit muzikor.

Bulo mban autoresine e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë ne shumë prej festivaleve të RTSH. Ai është nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.

Jeta e trazuar në sistemin diktatorial, nuk mundi të frenonte talentin dhe pasionin e Nikollaq Bulos si një muzikant i talentuar dhe lider në qytetin myzeqar .

Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”./albeu.com/