Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit për krime ekonomike të Policisë së Kosovës, Emin Beqiri dhe biznesmenit
Rrahim Hashimi, për rastin e njohur si “Sekseri”.
Beqiri akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Moslajmërimi i veprave
penale”, ndërsa
Rrahim Hashimi, sipas prokurorisë ka kryer veprat
penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Mashtrimi”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në lëndën
penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve E.B. në drejtim të veprave
penale nga neni 422
paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394
paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386
paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rr.H. në drejtim të veprave
penale nga neni 431
paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335
paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.
Ish-shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri dhe biznesmeni
Rrahim Hashimi dyshohen se u kishin marrë 100 mijë euro drejtuesve të organizatës QAD, për t’ua mbyllur një rast, shkruan Express.
Vetëm pak muaj para se të niste ky hetim, Policia kishte arrestuar 8 zyrtarë të organizatës QAD nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë për grante bujqësore.
Shtuar më 04/05/2018,
ora 16:20