Aktakuza ndaj “Grupit të Drenicës” ngjall reagimin e AAK-së
Atakuza e ngritur nga prokurori ndërkombëtar i Misionit të EULEX-it, Maurio Salustro ndaj “Grupit të Drenicës”, ka ngjallur reagim edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani është shprehur i shqetësuar duke thënë se kjo që po u bëhet ish-luftëtarëve të UÇK-së, është e padrejtë.

"Grupit të Drenicës" është një proces dëmtues për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës. Ndjekja e të ashtuquajturave Krime te Luftës nuk ka asnjë kuptim në këtë raste të tilla. Sidoqoftë, jam i bindur se drejtësia nuk duhet të vonohet dhe që e vërteta duhet të del në shesh sa më shpejtë. Mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon të bëhet gjyqeve. Lufta e pastër clirimtare e Kosovës nuk mund të gjykohet as dënohet. Do të jetë përherë e arritura më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës. Do të jetë përherë krenaria e shqiptarëve të Kosovës", shkruan Ramdani në rrjetin social, Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2013, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori