Aksioni i LB-së: "Pa kufij- Kosova është Shqipëri"
Pëlqej
Sot në kufirin shqiptaro- shqiptar në Morinë, Lëvizja për Bashkim (LB), do të zhvilloj aksionin e saj të radhës me moton: “Pa kufij- Kosova është Shqipëri”.
Qindra aktivistë të LB-së dhe aktivistë të Forumit Rinia Aktive nga ana e Republikës së Shqipërisë do të marshojnë nga të dy anët në drejtim të kufirit me flamuj mbi supe dhe aty do të zbulojnë tabelën me mbishkrimin “Pa kufij- Kosova është Shqipëri”.

Sipas njoftimit të LB-së, qëllimi i këtij aksioni është që të shprehet qëndrimi kundër kufirit midis shqiptarëve. Ky aktivitet do të fillojë në ora 13:00. Udhëtimi për në kufi do të jetë i organizuar me autobusë nga Prishtina.
Shtuar më 28/11/2010, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori