MOTOGP/ Sot pritet me shumë interes gara në Austri

Moto GP vazhdon sot me garën e Grand Prix Austria.

Në Austri pritet të shohim një garë të nxehtë, por pa kampionin e botës, Marc Marquez.

Maverick Vinales i Yamaha është piloti që niset nga pozita e parë (Pole-position) në këtë garë, me synimin për fitoren e parë sezonale.

Ndjekësi i parë i spanjollit do të jetë Jack Miller i skuadrës së Ducati.

Në anën tjetër, Fabio Quartararo do të niset nga pozita e tretë, por mbetet favorit për garën.

‘Doktori’ italian, Valentino Rossi do të niset nga pozita e 12-të.

Gara e Austrisë fillon në ora 14:00 sipas kohës sonë lokale


Shtuar 16.08.2020 08:39