Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në fshatin Shkabaj të Obiliqit, pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e veturës me të cilin ishin duke udhëtuar, është gjetur dhe
konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sasia e drogës së
konfiskuar është 7 kilogramë e 615 gramë.
Për
arrestimin e dy të
dyshuarve është njoftuar menjëherë Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të njëjtit të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
Shtuar më 16/11/2018,
ora 10:31