Aksion blic në Skenderaj, gjenden armë (FOTO LAJM)
Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:

R. L. lindur me 1958 m/sh/k
Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur

4 revole armë
1 armë gjuetie
28 fishekë të kalibrave të ndryshëm
I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.
Shtuar më 18/01/2019, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori