Aksion blic i policisë, bastisen 30 lokacione
Një operacion me bastisje në Kosovë ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit. Gjithsej 30 lokacione janë bastisur në katër qytete të Kosovës. Bastisjet, lidhen me krim të organizuar dhe kontrabandë.

Operacion i madh ka nisur sot në katër qytete nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se operacioni ka nisur në orën 05:00 të mëngjesit dhe është realizuar ne 30 lokacione të ndryshme, në pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë.

“Në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në 30 lokacione të ndryshme në pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë”, ka thënë Stavileci.

Ai sqaroi se operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

Nga raportimet e para që i mori Dogana, Stavileci tha se zyrtarët kanë hasur në mallra të kontrabanduara.

Gjithashtu, ai tha se në përfundim të operacionit, do të bëhen publike detaje të rezultatit.
Shtuar më 20/03/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori