Busquets drejt Amerikës, por Xavi e do veteranin në Barcelonë

Prej disa ditësh tashmë, Sergi Busquets i ka bërë të qarta idetë e tij dhe në fund të sezonit pritet një largim i mundshëm i veteranit të mesfushës së Barcelonës drejt kampionatit amerikan të futbollit (MLS) e më konkretisht tek ekipi i David Beckham, Inter Miami.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle tekniku Xavi do të përpiqet të bindë Sergi Busquets të qëndrojë te Barcelona.

Sipas prestigjiozes “As”, trajneri i Barcelonës do të takohet me mesfushorin në ditët në vijim për të mësuar se cilat janë planet e tij për të ardhmen. Të gjithë në klub, nga lojtarët te drejtuesit, mendojnë se Sergi dëshiron të largohet në verë kur i skadon kontrata aktuale me Barçën.

Trajneri do t’i kërkojë mesfushorit të kalojë edhe një sezon te Barcelona. Nëse Busquets refuzon, atëherë Xavi do t’i kërkojë atij të qëndrojë në klub të paktën deri në janarin e ardhshëm dhe vetëm më pas të shkojë në Inter Miami , pasi sezoni i MLS -së fillon në dimër. /albeu.com


Shtuar 25.12.2022 12:40