Aksidenti në Podujevë, 4 të lënduar
Gjatë ditës së sotshme ndodhi një aksident mes dy veturave në fshatin Penuh të Podujevës.

Për këtë rast është kontaktuar Zëdhënesja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

"Rreth orës 12:30 kemi marre informate për një aksident trafiku me lëndime ne fshatin Penuh te Podujevës. Ne aksident kane qene te përfshira dy vetura te cilat ishin ne lëvizje. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kane pësuar katër persona, te cilët janë dërguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.", u shprehë ajo.
Shtuar më 14/09/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori