Aksidenti në Himarë, Thaçi ngushëllon familjarët
Hashim Thaci
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjarët e të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës.

"Lajmi për tragjedinë e rrokullisjes së autobusit me student, afër Himarës, ku humbën jetën 11 prej tyre, na tronditi të gjithëve. Vrulli i rinisë studentore, që po bëhej gati të bashkohej në përpjekjet për të zhvilluar vendin e tyre, u ndërpre nga një shmangie tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin ata. Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta. Populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, ndiejnë dhembje dhe dëshirojnë të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre për lirinë dhe perspektivën për një jetë më të mirë", thuhet në telegram ngushëllimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori