A e dini funksionin më të rëndësishëm të mbajtëses së kokës në sediljet e makinave?

Duket mjaftueshmërisht e qartë se mbajtëset e kokës që kanë sediljet e makinave shërbejnë që të vendosësh kokën e të pushosh gjatë udhëtimit. Një tjetër arsye e madhe është që të parandalojë lëndimet apo përplasjet gjatë aksidenteve.

Ndërsa këto janë të vërteta, një tjetër qëllim i rëndësishëm  është edhe më i dobishëm të dihet dhe mund të të shpëtojë jetën. Nëse gjendeni në një situatë emergjence ku nuk ju hapet dritarja e makinës, atëhere mund të përdorni mbajtës e kokës që ka sedilja e makinës!

Mjafton vetëm qëtë tërhiqni mbajtësen e kokës nga sedilja dhe metalin që ka ajo,  ta përdorni për thyerjen e xhamit. Në fakt, metali është i përshtatur në atë formë që të thyejë direkt dritaren dhe ju të mund të kapërceni emergjencën.