Aksidenti, Krasniqi telegram ngushëllimi
Pëlqej
Jakup Krasniqi
Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë Bamir Topit, me rastin e aksidentit tragjik, në Shqipëri ku humbën jetën 9 persona.

"Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi pranë jush dhe pranë familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik“, thuhet në telegramin e Krasniqit. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori