Në
telegram,
Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe
popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e aksidentit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver
Hoxhaj, i ka dërguar një
telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kostyantyn Gryshçenko, pas aksidentit që ka ndodhur sot në afërsi të Kievit, ku u rrëzua një aeroplan me parashutistë duke i marrë jetën pesë njerëzve dhe duke lënë të plagosur 13 të tjerë.
Në
telegram,
Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe
popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e aksidentit.
“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegramin e Ministrit
Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2012,
ora 19:24