Aksident tragjik në Itali, vdes nga përplasja i riu shqiptar, rëndë e fejuara
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa, ku 28-vjeçari shqiptar së bashku me të fejuarën e tij amerikane 22 vjeçe ishin duke udhëtuar me makinë.

Ka qenë ora 04:45 minuta kur ka ndodhur edhe përplasja e makinës me hekurat mbrojtës të rrugës.

Shqiptari ka ndërruar jetë, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të rëndë.

Çifti ishte drejtuar për në një fshat në Bari, ku jetonin prindërit e djalit.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit të rëndë, por është duke u hetuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori