Aksident rrugor, 7 të lënduar
Në rajonin e Mitrovicës ka ndodhur një aksident rrugor ditën e djeshme rreth orës 18:40. Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete, në mesin e tyre një automjet transportues.

Në përplasjen zinxhiror në mes automjeteve të përfshira në aksident, i cili ka ndodhur si pasoj e mos mbajtjes së distancës së duhur, janë lënduar lehtë, shtatë persona, katër prej të cilëve fëmijë të moshës prej 3 deri 7 vjeç.

Të gjithë të lënduarit, fillimisht janë trajtuar në emergjencën spitalore në Mitrovicë, dhe më pas janë liruar nga mjeku kujdestar për trajtim shtëpiak.

“Në bazë të raporteve preliminare të hetuesve të trafikut rrugor në Mitrovicë, mësohet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e pakujdesit të drejtuesit të automjetit transportues “DAF”, i cili me shpejtësi, duke mos mbajtur distancën e duhur, dështon të frenon para se nga prapa të godet automjetin e pasagjerëve i cili ishte rreshtuar prapa dy automjeteve tjera në pritje për kthim majtas, për hyrje në parkingun e qendrës tregtare ‘Viva Fresh’”, thuhet në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori